“Pak fjalë e shumë punë – I ka përmbushur zotimet, më shumë se kjo qeveri, e kemi ndërru lojën”, Memli Krasniqi për Bedri Hamzën - Gazeta Express
string(121) "pak-fjale-e-shume-pune-i-ka-permbushur-zotimet-me-shume-se-kjo-qeveri-e-kemi-nderru-lojen-memli-krasniqi-per-bedri-hamzen"

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 21:50

“Pak fjalë e shumë punë – I ka përmbushur zotimet, më shumë se kjo qeveri, e kemi ndërru lojën”, Memli Krasniqi për Bedri Hamzën

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 21:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Bedri Hamza i ka përmbushur premtimet si kryetar i Mitrovicës.

Krasniqi në “Pressing” të T7 e ka përshkruar Hamzën si njeri të ndershëm e me integritet.

Ai ka thënë se i kanë ndihmuar edhe garës elektorale duke kandiduar Hamzën për kryeministër.

“Kam qenë i bindur që kandidimi i Hamzës është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, jo vetëm për PDK-në por edhe për garën elektorale. Bedri Hamza është njeriu që ngërthen vlerat më të rëndësishme që duhet me i pas kryeministri i ardhshëm; ndershmëria, kompetenca, profesionalizmi, integriteti, ndoshta pak fjalë e shumë punë”.

“E keni pa në Raportin e Institutit GAP del që është kryetari me përmbushjen më të madhe të premtimeve, më 92% për tri vite”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement