Pak ditë para Samitit të PE, flet presidenti Sassoli: I zhgënjyer me vendimin e KE për Shqipërinë - Gazeta Express
string(95) "pak-dite-para-samitit-te-pe-flet-presidenti-sassoli-i-zhgenjyer-me-vendimin-e-ke-per-shqiperine"

Gazeta Express

24/01/2020 14:33

Pak ditë para Samitit të PE, flet presidenti Sassoli: I zhgënjyer me vendimin e KE për Shqipërinë

Gazeta Express

24/01/2020 14:33

Me daten 28 janar do te mbahet Samiti i PE për Ballkanin Perëndimor. Pak dite para mbledhjes se rendesishme, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli eshte ndalur te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, duke permendur edhe vendin tone.

Ai nuk e fsheh zhgenjimin nga vendimi i KE, tetorin e vitit te shkuar per mos hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. 

Lexo Edhe:

“Mezi pres diskutime të frytshme me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme. Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar në mënyrë të vendosur në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. U zhgënjeva shumë nga dështimi i Këshillit të Evropës për të hapur negociatat e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, tetorin e kaluar. Tani është koha të ecim së bashku dhe të vazhdojmë të përparojmë. Parlamentet janë thelbësore në këtë drejtim. Unë e mblodha këtë samit për të zhvilluar një strategji për rolin që parlamentet mund të luajnë në drejtimin e axhendës së reformës së BE dhe në dhënien e masave konkrete për të përmbushur aspiratat evropiane të njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nuk ka kohë dhe vend më të mirë për ta bërë këtë”, ka thënë Sassoli.