Pajtimi s`pajtohet me dhunën dhe urrejtjen - Gazeta Express
string(41) "pajtimi-spajtohet-me-dhunen-dhe-urrejtjen"

Gazeta Express

20/07/2020 10:56

Pajtimi s`pajtohet me dhunën dhe urrejtjen

Gazeta Express

20/07/2020 10:56

Romanet e Statovcit kanë etikë dhe estetikë, dy nocione që njeriut racional gjatë leximit i sjellin kënaqësi. Në dy romanët autori përvijon përvojën  individuale. Pajtimi si dy vjeçar kishte emigruar me familje në Finlandë. Ai rrëfen historinë e emigrimit, gjegjësisht humbjen e atdheut, identitetit të një fëmijërie dhe trashëgiminë e asaj humbje ndër breza

Nga: Jashar Etemaj

Lexo Edhe:

Shkrimtari finlandezo shqiptar, Pajtim Statovci (i lindur në Kosovë më vitin 1990) për momentin është një ndër shkrimtarët më të popullarizuar në Skandinavi, Angli dhe SHBA. Statovci me dy romanët: “Zemra e Tiranës” dhe “Macja ime Jugosllavia” (2014) trajton problemet e njerëzve të cilët vuajnë si rezultat i  viktimizimit të normave dhe mitologjive të cilat janë të ngulitura në mendjet e popujve  me shekuj. Statovci, është i preokupuar për liritë individuale të njeriut i cili duhet të jetojë jetën ashtu siç ndihet  dhe siç dëshiron. Normal, gjithnjë individi nuk ka drejtë ti cenoj liritë e të tjerëve. Statovci, kur shkruan për liritë individuale bënë krahasime mes traditës dominuese burrërore shqiptare dhe asaj moderne perëndimore. Shkrimtari edhe pse i rritur dhe i edukuar në Finlandë ai e njeh mirë traditën dhe mitologjinë e kombit të origjinës. Personazhet në romanët e tij janë: shqiptarë, shqiptarë (tradicional) finlandez, italian, turq, qytetarë të metropoleve të New Yorkut, Romës e Londrës.

Statovci e përdorë me mjeshtri thesarin popullorë. Shkrimtari rrëfen se si në kohërat e vjetra (a edhe tani është aktuale në disa krahina) prindërit që kishin shumë vajza e asnjë djalë, shpesh herë ka ndodhur që njëra nga vajzat ta luan rolin e djalit për hir të prindërve. Ajo bëhej burrneshë, shkonte në luftë në vend të babait, ose nxirrte gjakun për vëllain e vetëm. Kjo normë e tjetërsimit gjinorë  çmohej nga prindërit dhe shoqëria si akt moral dhe burrëror. Por, nëse një djalë apo vajzë tregon sinqerisht orientimin e vet seksual (nëse është homoseksual apo lezbike), ai apo ajo nënçmohej nga prindërit dhe rrethi ku jeton. Të viktimizohesh kundër dëshirës për shkak të normave është e moralshme, por po ta shprehësh orientimin tënd seksual nuk është e moralshme për shkak të rrethit shoqërorë.

Statovci si shkrimtarë shpërtheu në moshën 24 vjeçare me romanin “Macja ime Jugosllavia” i cili u përkthye në njëmbëdhjetë gjuhë. Pajtim Statovci në vitin 2019 mori çmimin “The Finlandia Prize” me romanin “Bolla”, si shkrimtari më i ri në historinë e Finlandës.

Shkrimtari është kundër ofendimeve dhe keqtrajtimeve ndaj komunitetit LGBT, racave, gjinive dhe refugjatëve. Në një intervistë ai thekson: “Unë dhe familja  ime i jemi shumë falënderues Finlandës që në kohën më të vështirë na ka siguruar strehë për të jetuar. Mirëpo, nëse finlandezët behën tekanjoz për t`iu falënderuar shpesh, atëherë ky tekanjozitët  do na rikthej traumat e luftës që i kishim në vendlindje”.

Në dy romanët e tij, pa nda hasim në gërshetime të kulturave dhe njerëz në kërkim të identiteteve. Refugjatë të ikur që luftojnë për ekzistencë, homoseksualë të keqtrajtuar dhe njerëz që vuajnë për bukë të gojës gjatë rënies së regjimit totalitarë në Shqipëri. Njerëz të traumatizuar nga lufta, nga ish Jugosllavia të inskenuara nga Serbia. Të gjithë këta njerëz me halle janë të preokupuar t’a realizojnë jetën e tyre dhe të mirëkuptohen nga shoqëria.

Roland Barthnes me një rast ka shkruar: Teksti që e lexoj duhet të më sjellë kënaqësi. Ndoshta për një shqiptar tradicional dhe i preokupuar nga krenaria,  i cili mendon se më gjatësinë e k*rit e gëzon një femër, romanet e Statovcit do t’i duken perverse i cili bënë hajgare me kulturën dhe traditën shqiptare. Është e kundërta, Statovci duke përshkruar në mënyrë ideografike zakonet dhe normat e ngulitura shqiptare brez pas brezi, na ofron një kulturë të përgjithshme humane që në shkencë i thonë: NEMOTETIK.

Romanet e Statovcit kanë etikë dhe estetikë, dy nocione që njeriut racional gjatë leximit i sjellin kënaqësi. Në dy romanët autori përvijon përvojën individuale. Pajtimi si dy vjeçar kishte emigruar me familje në Finlandë. Ai rrëfen historinë e emigrimit, gjegjësisht humbjen e atdheut, identitetit të një fëmijërie dhe trashëgimin e asaj humbje ndër breza.

Duke studiuar modelet e ndryshme të kulturës dhe mendimit, ne mund të gjejmë vazhdimësinë e identitetit të mirëfilltë. Meqenëse metamorfozat, diskrepansat dhe frakturat gjatë rrëfimit duken në sipërfaqe të refugjatët shqiptar të cilët bëjnë përpjekjeje për t`iu përshtatur kulturave dhe ambientit të ri.

Në romanin “Macja ime Jugosllavia”, kur kryefamiljari Bajrami i prezanton fëmijët para mysafirëve finlandez, djali Bekimi shprehet: babai na prezantoi para finlandezëve sikur të ishim pronë e tij! Ky është  djali i mirë dhe kjo vajza di të bëjë gjellë të mirë.

Në romanin “Zemra e Tiranës”, shqiptarët përshkruhen si njerëz që u vjen era djersë, me dhëmbë të prishur, tekanjoz, burra që bisedojnë për politikë dhe burra që nuk u janë falënderues grave të tyre punëtore.

Pajtim Statovci, në fillim të romanit “Zemra e Tiranës” shkruan: “Kam frikë që faktet ma shtrembërojnë të vërtetën”.

Ne mund ta “shtrembërojmë” të vërteten, mund të thuam se jemi të pastër dhe kemi kujdes për higjienë personale, por faktet qëndrojnë ndryshe. Për çdo ditë takojmë ose shikojmë në TV tona politikanë e punëtorë arsimi me dhëmbë të prishur, e njerëz që kundërmojnë djersë e tymosin cigare në vende të ndaluara ky është fakt që s`mohohet.

Ne për çdo ditë dëgjojmë e shikojmë në TV, ku kryefamiljari i trajton fëmijët si pronë personale. Në shtete ku ka ligje e vetëdije qytetare, as qeni e as lopa nuk janë pronë personale! Qeni dhe lopa janë të filanit e fistekut, me emër e mbiemër, por ai/ajo nuk e posedon as lopën e as qenin. Filani e fisteku nuk mundet t`ia marr jetën as qenit e as lopës pa ndërmjetësimin e shtetit, filani e fisteku nuk mund as ta falë qenin e as lopën pa ndërmjetësimin e shtetit, e le më fëmijën.

Fatkeqësisht tek ne del deputeti/politikani në TV dhe thotë me mburrje: sikur të ma lypte djalin Presidenti apo filan autoriteti, do ia falsha. Çfarë anomalie del nga ”shpella”, kanunore madje nga një përfaqësues i popullit!

Romanet e Pajtim Statovcit nuk janë voluminoze, kështu që iu kisha propozuar deputetëve të Kosovës e të Shqipërisë ti lexojnë gjatë pushimeve verore. Statovci shkruan: “Kur njerëzit fjalosën gjithnjë ka shans që të pajtohen! Por, kur njerëzit e shikojnë me neveri njëri tjetrin, aty nuk ka pajtim”. Nuk e besoj që në Shqipëri dhe Kosovë kur shfaqët në TV ndonjë dramë apo film tragjik t’i irritoj shikuesit më shumë se transmetimet e drejtpërdrejta të seancave Parlamentare! Deputet e dy shteteve fjalosen, ofendojnë me një gjuhë denigruese sa që çdo shikues të ndërgjegjshëm e skuqin! Shpresoj që kuvendarët tonë i lexojnë dy romanet, mbase pas leximit do reflektojnë e do skuqën për mburrjet e deklarimet e shëmtuara. Ndoshta, edhe do u zgjohet empatia ndaj të varfërve, të sëmurëve e të pa strehëve, ndaj refugjatëve e diskriminimeve gjinore, e racore!