'Pajtesa' bëhet nënë për herë të parë - Gazeta Express
string(35) "pajtesa-behet-nene-per-here-te-pare"

‘Pajtesa’ bëhet nënë për herë të parë

Gazeta Express

26/06/2020 10:52

Aktorja kosovare, Fiona Gllavica e njohur me rolin e “Pajtesës” te seriali “Çka ka shpija”, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Arbnori janë bekuar me një djalë që e pagëzuan me emrin Lekë.

Lexo Edhe:

Këtë e bëri të ditur vetë aktorja përmes një fotografie të bukur të publikuar në Instagram, teksa e bëri një dedikim emocionues për të.

“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty. Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu. Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi! Lekë i vogli jonë mirë se erdhe! Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”, ka shkruar aktorja në Instagram.

Fiona dhe Arbnori janë martuar vitin e kaluar. Çifti është kurorëzuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.