Ky është Edmond Arapi, 46 vjeçari i cili pagoi me 100 mijë lekë 16 vjeçarin për t’i vënë tritol fasonerisë së biznesmenit Roberto del Gaido i cili nuk pranoi t’i jepte 100 mijë euro.
Arapi përdori të miturin kundrejt një shume monetare prej 100 mijë lekësh që t’i vinte lëndë eksplozive biznesit në zonën e Freskut. Kjo të paktën u konfirmua nga dëshmia që 16-vjeçari ka dhënë para grupit hetimor.
Vetë Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit dhe pritet të merret sërish në pyetje. Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, ai u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali dhe akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes./Gazeta Express