Pagesa prej 3 eurosh për personat shoqërues të pacientëve, SHSKUK del me një reagim - Gazeta Express
string(82) "pagesa-prej-3-eurosh-per-personat-shoqerues-te-pacienteve-shskuk-del-me-nje-reagim"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 18:18

Pagesa prej 3 eurosh për personat shoqërues të pacientëve, SHSKUK del me një reagim

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 18:18

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka publikuar versionin e tij lidhur me siç thonë “bashkëpagesën prej 3 euro për 24 orë qëndrim të personave shoqërues mbi moshën 15 vjeç”, gjë që u diskutua shumë në publik ditën e sotme.

Sipas SHSKUK, “ky vendim buron nga Udhëzimi Administrativ për bashkëpagesat për shërbimet shëndetësore”.

“Është me rëndësi të theksohet se në Udhëzimin Administrativ paraprak tarifa për personin shoqërues ka qenë 5 euro për 24 orë. Me Udhëzimin Administrativ aktual i cili është miratuar në vitin 2024 kjo shumë është ulur në 3 euro, si pjesë e rishikimit të përgjithshëm të politikës së bashkëpagesave, përmes së cilës jo vetëm që është reduktuar kjo tarifë, por njëkohësisht sistemi publik shëndetësor në Kosovë vazhdon të ofrojë shumicën dërrmuese të shërbimeve pa pagesë për qytetarët”, thuhet në reagim.

“Kjo bashkëpagesë nuk aplikohet për pacientin, por lidhet me shfrytëzimin e hapësirave dhe resurseve spitalore nga persona që nuk janë pacientë”, thuhet në reagim.

“Përjashtim nga kjo bashkëpagesë bëjnë Klinika e Onkologjisë dhe klinikat ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të hospitalizuar edhe në klinika të tjera brenda QKUK-së”, theksohet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement