Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve kthehen siç ishin para rritjes - Gazeta Express
string(65) "pagat-e-prokuroreve-dhe-gjyqtareve-kthehen-sic-ishin-para-rritjes"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2022 11:28

Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve kthehen siç ishin para rritjes

Lajme

Gazeta Express

23/11/2022 11:28

Qeveria e Kosovës, sot miratoi Projektligjin për paga dhe Projektligjin për zyrtarët publikë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të marrë në vitin 2017, duke kthyer pagat sikur para rritjes në sistemin e drejtësisë.

Lexo Edhe:

Kryeministri Kurti ka thënë se vendimi ishte marrë paligjshëm dhe në konflikt-interesi në vitin 2017, nga qeveria e kaluar.

Në vitin 2020 qeveria Kurti kishte ulur pagën e kryeministrit, por jo edhe ato në sistemin e drejtësisë.

“Ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh kryeministri.

“Marrë parasysh se ishte në Gjykatën Kushtetuese në procedurë trajtimi. Kushti i paraparë për përjashtim është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante. Me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm”, tha Kurti.