Pagarusha, mes një jete jo të lehtë dhe karriere të bujshme - Gazeta Express
string(58) "pagarusha-mes-nje-jete-jo-te-lehte-dhe-karriere-te-bujshme"

Pagarusha, mes një jete jo të lehtë dhe karriere të bujshme

Gazeta Express

08/02/2020 16:18

Vuajtja, dhimbja e dashuria e madhe për jetën rëndonin mbi shtratin në të cilin ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, kaloi muajt fundit të jetës së saj.

Me dëshirën e madhe për të tejkaluar sfidat me të cilat përballej, luftonte sëmundja që e kishte përqafuar prej kohësh dhe e cila i morri jetën mëngjesin e 7 shkurtit. Dhe, ishte pikërisht gjendja shëndetësore që e bëri atë të shkëputej nga çdo aktivitet skenik.

Lexo Edhe:

Me gjithë atë, sukseset e Nexhmije Pagarushës janë të pa diskutueshme, derisa edhe emri i saj është pa diskutim pjesë e historisë së popullit shqiptar.

Ajo karrierën muzikore e kishte nisur në moshë shumë të re, duke u bërë më pas një prej zërave të pakrahasueshëm shqiptarë, dhe për të depërtuar në gjithë Jugosllavinë e atëhershme. Gjatë karrierës së saj muzikore ka interpretuar mbi 150 këngë, këngë këto që jetojnë akoma, pavarësisht që dëgjimin e parë mund ta kenë pasur mes viteve 1950 – 1980.