Paga minimale është rritur për 5.500 denarë, ajo mesatare për 3.200 denarë - Gazeta Express
string(73) "paga-minimale-eshte-rritur-per-5-500-denare-ajo-mesatare-per-3-200-denare"

Gazeta Express

14/12/2019 15:47

Paga minimale është rritur për 5.500 denarë, ajo mesatare për 3.200 denarë

Gazeta Express

14/12/2019 15:47

Nëpërmjet një konference për shtyp, Zlatko Loev nga LSDM theksoi se punëtori nga shteti ka qenë i margjinalizuar kurse bizneset përfundonin më drinj në derë dhe se ekonomia po fundesej.

Sipas tij, ekonomia tashmë është stabile, ka biznese konkurrente dhe punëtorë të motivuar.

Lexo Edhe:

“Për më pak se dy vite e gjysmë, paga minimale u rritë për 5.500 denarë. Paga minimale nga dhjetori u rrit për 14.500 denarë, dhe kështu që 66 mijë denarë apo 1100 euro do të marrin paga qytetarët me të hyra minimale” tha Loev.

Ai shtoi se përfundoi koha kur punëtorët ishin të diskriminuar, përfundoi koha e ndarjeve dhe se paga minimale rrit të gjitha pagat tjera.

“Për vetëm dy vite e gjysmë, paga mesatare u rrit për 3.200 denarë”, tha Loev duke përmendur rritjen e pagave në sektorin privat dhe mbulimin e kontributeve për rritjen e pagave.