Paga e lartë e Ronaldos po i tremb klubet e tjera nga portugezi - Gazeta Express
string(63) "paga-e-larte-e-ronaldos-po-i-tremb-klubet-e-tjera-nga-portugezi"

Paga e lartë e Ronaldos po i tremb klubet e tjera nga portugezi

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 8:52

Juventusi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të mundë t’i ndajnë rrugët derisa portugezi t’i ulë kërkesat për pagë, sipas mediave italiane.

Për Ronaldon është përfolur se mund të largohet nga Torino këtë verë, veçanërisht pas kthimit të trajnerit Massimiliano Allegri në klub, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për të është thënë se mund të kthehet në Manchester United apo Real Madrid, ndërsa Paris Saint-Germain dhe Inter Miami në MLS janë përmendur se destinacionet ë mundshme të tij, po ashtu.

Por Sky Sport Italia raporton se asnjëra prej këtyre klubeve nuk është e gatshme t’ia japë portugezit pagën e njëjtë si Juventusi, 30 milionë euro në vit.

Prandaj, edhe nëse Juve pranon ta shesë atë për vetëm 30 milionë euro, asnjë klub nuk është në gjendje ta blejë Ronaldon këtë verë.

Mënyra e vetme për largimin e 36-vjeçarit do të ishte ulja e kërkesave për pagë. /Gazeta Express/