Pafajësia si krim - Gazeta Express
string(17) "pafajesia-si-krim"

Pafajësia si krim

Gazeta Express

05/10/2020 10:16

Dritan Dragusha

Një nga konceptet më të rëndësishme që e ka prodhuar filozofia politike bashkëkohore është Kontratës shoqërore (Thomas Hobbes), si një nga konceptet më të arrira në raportet ndër njerëzore dhe sociale po ashtu. Përmes një kontrate të tillë njeriu ka arritur të krijoj jo vetëm mirëqenie për vetën dhe rrethin, gjithashtu, ka arritur që në raport me Tjetrin të konsolidoj marrëdhënien gati se deri në kufijt e një gjithëpranie. Nuk ka më lidhje përkatësia ideologjike, religjioze, politike, etnike, ngjyra e gjuha, sepse tanimë marrëdhënia jonë menaxhohet nga një dimension supra, siç është Kontrata shoqërore, ku nëpërmes thjerrëzave të saj menaxhohet i gjithë spektri i relacioneve, e sidomos paqartësive tona. Nën ‘delirin’ e kësaj kontrate… ishin harruar apo anashkaluar shumë aspekte të cilat konsideroheshin si arkaike, por që në fakt ishin/janë aq shumë të shtresuara në shtratin e shpirtit njerëzor sa që arsyeshmëria e argumentit nuk mund ta shpojë cipën e asaj tradite. Kështu që, jo rrallë para syve tanë janë këputru vargonjët e mirësisë, arsyes dhe dashurisë dhe të habitur nga ato veprime çoroditëse, të lemerisur kemi klithur në vlera të përbashkëta, shpesh pa e kuptuar se bashkarish si agresori si viktima janë në të njejtën anije që dikur përmes asaj Kontratës shoërore kishin hipur të gëzuar në të, për t’i rënë kryq e tërthorë oqeanint të lumturisë së pa anë, tanimë në ‘paqen e përhershme’. Mirëpo, kur filluan të binin para këmbëve tona rrokaqiejt e dashurisë, mirëkuptimit, të arsyes, sikur një ndërtesë e bukur që shembët nën dridhjet e fuqisë së dinamitit, pamë se fuqia e egove vrastare është një përbindësh që ende jeton në skutat e njeriut modern perendimor. Dy Luftrat Botërore ishin goditja më e madhe ku njeriu faktikisht i kthehet origjinës së tij arkaike edhepse tani nën marshin e hovit iluminist dhe shkencor, por që përbrenda e ziente me urrejtje nacionalizmin. Gjithashtu, shpërbërja e Jugosllavisë përmes luftrave të shkaktuara nga Republika e Serbisë rikonfirmoi ngërçin që bartte me vetë bota moderne karrëshi frymës primitive nacionaliste. Vrasjet masive, zhdukja e kufomave, dhunimi i grave dhe burrave, djegia e vendbanimeve të tëra, shpronësimi si dhe spastrimet me bazë etnike, ishin rishfaqje, e në njëfarë forme edhe zgjatim i katrahurës së Luftës së Dytë Botërore. Normalisht që Lufta e Dytë Botërore dallon për nga përmasa me luftrat në ish Jugosllavi, mirëpo, e përbashkëta është mizoria dhe çnjerëzorja. Po ashtu, ka edhe një dallim substancial në mes të këtyre dy ngjarjeve, është trajtimi i tyre që ju është bërë nga faktorët relevant, e që për bindjen time ky është edhe çelësi i suksesit në rastin e parë, dhe rruga e dështimit në rastin e dytë.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (edhe gjatë saj) fuqitë aleate qartësisht e kishin definuar se kush është agresori dhe kushë është viktima. Me këta akt definimi fillon edhe merr kuptim drama, por fillon edhe rruga drejt zgjidhjes. Pra, fajtori përveç që do të kërkojë falje do të merr edhe përgjegjësi për shumë dëme që i ka shkaktuar viktimës. Kështu që, Gjermania pas kapitullimit cilësohet fajtore dhe detyrohet që ta pranoj fajësin dhe kështu ajo do ta ndjej peshën e atij faji. Denazifikimi i shoqërisë gjermanë përveç që ishte i vështirë, ishte i domosdoshëm, sepse kjo jepte mundësi edhe për vetëreflektim dhe autokritikë. Në kuadër të kësaj ishin pashkoqitshëm edhe viktimat, të cilët pavarësisht pezmit, megjithatë kishin një ngushëllim, sepse fajtori po e pranon fajsinë dhe se bota po u a njeh pozicionin e viktimës dhe si rrjedhim dëmet e konsideruara të ‘kompenzueshme’ janë obligim i fajtorit. Gjithashtu, një nga gjërat më të rëndësishme në këtë rast është se pranimi i fajit nga ana e fajtorit i njeh dhe i pranon të gjitha të këqijat që ia ka shkaktuar viktimës dhe se më këtë rast viktimës ja njeh statusin prej viktime, dhe si rrjedhim edhe të drejtën që kjo e fundit të vendosë vetë për vetën e saj. Pra, duke njohur se kush ishte fajtori e kush viktima, u krija mundësia që shoqëria gjermane të përjetoj katarzë dhe të filloj rikuperimin, kurse, viktimat (në këtë rast populli hebre) ta rikonsolidoj vetën në një projekt konkret siç është shteti i Izraeli.

Mirëpo, siç e dimë tanimë, me Jugosllavinë nuk u përdor e njëjta mënyrë, konkretisht flasim këtu për rastin e Kosovës. Pse? Mund të ketë ndoshta shumë përgjigjje në këtë rast, mirëpo, ajo çka e vështërson pamjen është fakti se tentohet të shkrihet hapësira në mes fajtorit dhe viktimës. Duke marrë parasysh rrethanat, dihet qartë se ishin forcat ushtarake, policore dhe paramilitare që udhëhiqeshin nga aparati shtetëror serb përgjegjës për vrasjet, dhunimet, spastrimet etj., të shqiptarve të Kosovës, si rrjedhim bota përendimore që kishte intervenuar përmes aleancës veriatlantike NATO-s, nën moton humanitare se duhet mbrojtur një popull nga spastrimi etnik, në fund nuk e qartësoi se në gjithë këtë zallamahi kush ishte fajtori e kush viktima. Se për çfarë arsye u vendos kështu edhe sot e kësaj dite nuk dihet, mirëpo, ajo çka dimë sot është se fajtori nuk është krejt fajtor dhe se viktima nuk është bash viktimë. I tërë ky relativizim i fajit, kjo mosnjohje e fajtorit, ka krijuar dhe do të krijoj një parehati tek palët ndërluftuese, gjithashtu edhe turbulenca të brendshme politike e sociale tek palët veç e veç.

Mos identifikimi i fajtorit nga ana e bashkësisë ndërkomëtare, në luftën e Serbisë në Kosovë, ka bërë që të relativizohet krimi dhe si rrjedhim ndoshta ky është edhe një krim në vetvete që shkon në dy drejtime. E para; nuk i jep mundësi viktimës (në këtë rast Kosovës) që ta paraqet vetën ashtu siç është, pra, si dikush që ka të drejtë të kërkojë drejtësi për dëmet e shkaktuara, si dhe t’i mundësohet një ardhmëri normale dhe krejt në fund të kërkoj që të respektohet nga të gjithë edhe nga agresori për dramën që ka kaluar. Kurse, e dyta; duke mos e identifikua fajtorin (në këtë rast Serbinë) ia pamundëson ndenjën e fajsisë dhe si rrjedhim edhe marrjen e përgjegjësisë për krimet e bëra. Shoqëris ia pamundëson zhvillimin normal, që do të thotë një lloj prerje me të kaluarën, e sidomos me strukturat politike dhe intelektuale që e kanë shkaktuar atë të keqe. Prandaj, kur fajtorit për krimet e shkaktuara nuk ja njeh fajin, atëherë e le të hapur mundësin e një konflikti në rastin më të keq, kurse në rastin më të mirë (prap keq) krijon status quo. Pra, bashkësia ndërkombëtare duke mos e cilësuar Serbinë si fajtore për luftën e shkaktuar në Kosovë, i ka dhënë mundësi që pushtetin në Serbi ta ushtrojnë politikan që ishin pjesë e mekanizmit shtetrorë që udhëhiqte luftën kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Pasoja pse sot presidenti aktual serb, Vuçiç, dikur ministër i propagandës në qeverin e S. Millosheviçit, nuk ndihet fajtorë për masakrën e Srebrenicës, apo kur pohonte se “masakra e Reçakut është një trillim i të çmendurit William Woker”, mund të jetë shkaku i mos definimit të fajsis për këto krime. Kur filozofi gjerman, Karl Jaspersi fliste për fajin gjerman për krimet e shkaktuara nga nazizmi thoshte se; “Ndjenja e fajit, na bën të pranojmë përgjegjësi, është fillimi i trazirave të brendshme që kërkon të realizojë lirinë politike”. Mbase, krimeve të kryera në luftën e fundit në Kosovë që nuk i’u dihet fajtori (sepse kështu kanë vendosur…), ia kanë pamundësuar Serbisë (dhe shoqërisë serbe po ashtu) që ta pranoj përgjegjësin për krimet e bëra, gjithashtu, si në Serbi edhe në Kosovë, shoqërive të këtyre dy vendeve nuk i’u është mundësuar zhvillimi i brendshëm i lirisë politike dhe i normalizimit social. Prandaj, në këtë rast hapi i parë i krijimit të një marrëdhënie normale mes këtyre dy vendeve është definomi i fajtorit dhe i viktimës, pranimi i fajit nga ana e fajtorit, sepse kjo e pamundëson relativizmin e krimit. A mund të ndodhë sot kjo?! E vështirë të besohet. Mirëpo, a mund të ketë një marrëveshje normale në mes ketyre dy shteteve dhe dy popujve kur kihet parasysh se akterët ndërluftues njëri-tjetrin e quajnë kriminel, kurse brenda vendeve të tyre e shesin vetë si heonjë. Ç’është e vërteta krim nuk është vetëm të vrasësh, por krim mund të jetë edhe mënyra se si e trajton atë.