Padrejtësia në drejtësi, ulja e pagave cilësohet antikushtetuese, arsyetohet Haxhiu - Gazeta Express
string(81) "padrejtesia-ne-drejtesi-ulja-e-pagave-cilesohet-antikushtetuese-arsyetohet-haxhiu"

Padrejtësia në drejtësi, ulja e pagave cilësohet antikushtetuese, arsyetohet Haxhiu

Gazeta Express

24/11/2022 22:12

Gazetar: Genc Godanci

Mikrofoni është i ndezur, por në të s’ka kush të flasë.

Lexo Edhe:

Kjo sallë dhe të gjithë tjerat në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbetën të zbrazura, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për reduktimin e punës.

Me këtë vendim të KGJK-së, të gjitha Gjykatat anembanë vendit ofruan vetëm shërbime esenciale.

Kjo u shkaktoi shumë vështirësi atyre që patën të kryejnë punë këtë të enjte.

Deri këtu erdhi kur Qeveria e Kosovës vendosi që të shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritje të pagave për Gjykatësit e Prokurorët.

Këtë vendim, juristët po e shohin si antikushtetues.

Por krejt tjetër version ka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo në fakt e sheh të paligjshëm vendimin e Haradinajt për rritje të pagave për gjyqtarët e prokurorët.

Haxhiu kërkoi nga gjyqtarët e prokurorët të kthehen në punë. Sido që të jetë Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës i kërkuan qeverisë të shfuqizojë vendimin deri më 8 dhjetor, për t’u rikthyer punës normalisht.