Paditet Twitter, u mbeti borxh 500 milionë dollarë punonjësve të pushuar nga puna - Gazeta Express
string(80) "paditet-twitter-u-mbeti-borxh-500-milione-dollare-punonjesve-te-pushuar-nga-puna"

Paditet Twitter, u mbeti borxh 500 milionë dollarë punonjësve të pushuar nga puna

AutoTech

Gazeta Express

13/07/2023 21:16

Twitter dyshohet se ka refuzuar të paguajë të paktën 500 milionë dollarë për mijëra punonjës që u pushuan nga puna kur Elon Musk bleu kompaninë, sipas një padie të ngritur të mërkurën.

Courtney McMillian, e cila mbikëqyri programet e përfitimeve të punonjësve të Twitter si “shefja e shpërblimeve totale”, përpara se të pushohej nga puna në janar, paraqiti padinë e propozuar të grupit në gjykatën federale të San Franciskos.

Lexo Edhe:

McMillian pretendon se sipas një plani largimi të krijuar nga Twitter në vitin 2019, shumicës së punëtorëve iu premtuan dy muaj nga paga e tyre bazë plus një javë page për çdo vit të plotë shërbimi nëse do të pushoheshin nga puna.

Punonjësve të lartë sikurse McMillian kompania u detyrohej gjashtë muaj pagë bazë, sipas padisë.

Por Twitter iu dha punonjësve të pushuar vetëm maksimumin e një muaji pagese, dhe shumë prej tyre nuk morën asgjë, pretendon McMillian.

Twitter pushoi më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore për të ulur kostot kur Musk e bleu kompaninë në tetor.

Kompania nuk ka më një departament të marrëdhënieve me median.

Padia akuzon Twitterin dhe Muskun për shkeljen e një ligji federal që rregullon planet e dëmshpërblimeve të punonjësve.