string(103) "padi-penale-kunder-kryetarit-te-kercoves-fatmir-dehari-demtoi-buxhetin-komunal-me-gati-4-milione-denare"

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2025 13:57

Padi penale kundër kryetarit të Kërçovës Fatmir Dehari, dëmtoi buxhetin komunal me gati 4 milionë denarë

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2025 13:57

Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Sipas Policisë, ai duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ka dëmtuar buxhetin me gati 4 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“DPB ka ngritur kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë e Kërçovës për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024, ai, në cilësinë e kryetarit të komunës së Kërçovës, në mënyrë të paligjshme ka lidhur disa kontrata për kryerjen e shërbimeve ligjore me avokatë nga Kërçova, megjithëse brenda komunës së Kërçovës ekziston Sektor për Çështje Ligjore me gjithsej 37 të punësuar, të cilët kanë të drejtë ta përfaqësojnë komunën para gjykatave në vend”, thonë nga MPB.

Poicia shton se në këtë mënyrë, i akuzuari ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjit për Prokurime Publike, ka shkelur dispozitat e Ligjit për Procedurën Civile, Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës, me ç’rast u ka mundësuar avokatëve, në dëm të buxhetit të komunës së Kërçovës, të përfitojnë dobi pasurore të paligjshme prej 3.938.420 milionë denarësh ose rreth 64.000 eurosh.