Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat - Gazeta Express
string(74) "pacolli-vv-ja-i-ka-numrat-per-formimin-e-qeverise-por-nuk-i-zbulojme-emrat"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 7:13

Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 7:13

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se subjekti i saj politik i ka siguruar numrat për formimin e Qeverisë, por ka refuzuar të zbulojë me cilën parti opozitare mund të jetë arritur marrëveshja.

Pacolli është pyetur nëse VV-ja ka numrat e nevojshëm për krijimin e Qeverisë dhe me cilën prej partive opozitare mund të ketë bashkëpunuar për këtë qëllim.

“Shikoni, nëse ne nuk do t’i kishim numrat për Qeverinë, a do të kishim insistuar me kalu në fazën kur kemi vetëm 15 ditë për ta formuar Qeverinë? Unë nuk mund t’i jap emrat me kë i kemi numrat,” tha Pacolli.

Këto deklarata vijnë në kohën kur vendi po përballet me ngërç institucional, për shkak të mungesës së konsensusit politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

VV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve, është duke u përpjekur të sigurojë shumicën parlamentare, ndërsa emrat e partive me të cilat mund të ketë arritur dakordim mbesin të paqarta. /Teve1