Pacolli thotë se autoritetet serbe kanë arrestuar një serb vetëm pse punon në një kompani kosovare - Gazeta Express
string(98) "pacolli-thote-se-autoritetet-serbe-kane-arrestuar-nje-serb-vetem-pse-punon-ne-nje-kompani-kosovare"

Gazeta Express

18/01/2020 14:23

Pacolli thotë se autoritetet serbe kanë arrestuar një serb vetëm pse punon në një kompani kosovare

Gazeta Express

18/01/2020 14:23

Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, ka thënë se sipas informatave që posedon, në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë.

Sipas Pacollit, arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë fakti se Vukashinoviq është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç”, ka shkruar Pacolli.