string(125) "pacolli-per-bllokaden-ne-kuvend-me-quanin-servil-e-te-paditur-por-une-zgjidhja-krizat-politike-pavaresisht-kush-ishin-partite"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 12:20

Pacolli për bllokadën në Kuvend: Më quanin servil e të paditur, por unë zgjidhja krizat politike pavarësisht kush ishin partitë

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 12:20

Ish-deputeti Behgjet Pacolli ka komentuar bllokadën në Kuvend pas dështimit të përpjekjes së 26-të për konstituim sot.

Pacolli tha se atë dikur e quanin “servil” e “të paditur”, por tha se ai ka zgjidhur krizat politike pa marrë parasysh kush ishin partitë. Dhe këtë thotë se e bëri për Kosovën meqë, sipas Pacollit, bllokada politike dëmton vendin.  

“Sa poshtërsi politike! Për herë të 26-të, Kosova nuk po arrin të zgjedhë kryesuesin e Kuvendit! Mua dikur më quanin servil, të paditur e të paaftë për politikë – vetëm sepse zgjidhja krizat politike, pa marrë parasysh se kush ishin partitë apo partnerët. E bëja për Kosovën, sepse e dija se çdo bllokadë politike e dëmton vendin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli thotë se Kosova s’ka më përfaqësues të popullit, por individë të përqendruar në interesa personale, në pazare politike dhe në luftë për pushtet.

“Jo për shtetin, jo për qytetarin, por për veten!”, tha ai.

Postimi i plotë:

Sa poshtërsi politike! Për herë të 26-të, Kosova nuk po arrin të zgjedhë kryesuesin e Kuvendit!

“Mua dikur më quanin servil, të paditur e të paaftë për politikë – vetëm sepse zgjidhja krizat politike, pa marrë parasysh se kush ishin partitë apo partnerët. E bëja për Kosovën, sepse e dija se çdo bllokadë politike e dëmton vendin”

A e shihni sa keq është kur dikush nuk e do vendin e vet? Kur e përdor postin publik për interesa personale, për inate, për hesape politike dhe jo për të përfaqësuar qytetarët që ua dhanë votën?

Sa poshtë bie politika kur e përbuz hapur besimin e qytetarit. Kur karrigia bëhet më e rëndësishme se vendi. Kur e shkel dinjitetin e institucioneve vetëm për t’i bërë qejfin vetes ose liderit të partisë. Sa turp, sa dështim!

Për të 26-tën herë Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk po arrin të zgjedhë kryesuesin e tij – një funksion bazë, elementar i funksionimit institucional. Një krizë që as nuk do të duhej të ekzistonte në një demokraci të vërtetë, po e fundos shtetin. Po e zvarrit të ardhmen. Po e mbyt shpresën.

Çfarë tregon kjo? Se nuk po kemi më përfaqësues të popullit, por individë të përqendruar në interesa personale, në pazare politike dhe në luftë për pushtet. Jo për shtetin, jo për qytetarin, por për veten!

Sa keq është ta shfrytëzosh paranë e popullit, rrogën që paguhet nga taksapaguesit, për të mos bërë as minimumin e detyrës sate! Sa keq është të tregosh arrogancë me mundësinë që ta dha qytetari – për të ndihmuar, për të ndryshuar, për të përfaqësuar… dhe ti e kthen atë në krizë dhe kaos.

Kosova ka nevojë për udhëheqës, jo për kalkulues poste. Për vizion, jo për inate personale. Për përgjegjësi, jo për sabotim institucional.

Kjo që po ndodh është turpi më i madh politik i viteve të fundit. Është një sinjal alarmi që duhet të zgjojë çdo qytetar: sepse nëse ata që i kemi zgjedhur nuk e kryejnë as detyrën më të thjeshtë, atëherë nuk meritojnë të qëndrojnë asnjë ditë më shumë në ato poste.

“KOSOVA MBI TE GJITHA”

aaaaa