Pacolli nuk i ka në “ekip” Presidentët e Kosovës për vizitë në Hagë, çfarë i thanë ata - Gazeta Express
string(83) "pacolli-nuk-i-ka-ne-ekip-presidentet-e-kosoves-per-vizite-ne-hage-cfare-i-thane-ata"

Pacolli nuk i ka në “ekip” Presidentët e Kosovës për vizitë në Hagë, çfarë i thanë ata

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 16:06

Ata që më herët ishin në krye të shtetit të Kosovës, nuk i janë përgjigjur pozitivisht një iniciative të ish-presidentit Behgjet Pacolli për vizitë të përbashkët te ish-krerët e UÇK-së në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Ndërkohë, tre ish-presidentët dhe një ish-kryeministër i Shqipërisë, do të shkojnë… Ish-presidenti Fatmir Sejdiu i ka dhënë disa arsye pse s’do të shkojë, ndërsa ish-presidentja Atifete Jahjaga s’është përgjigjur fare. Pacolli ka treguar se çfarë ka biseduar me Sejdiun për këtë.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Në tetor të vitit 2021, kur shkoi për vizitë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se nuk i kishte ndodhur kurrë të mos e takonte kaq gjatë ish-presidentin Hashim Thaçi. Më 5 nëntor 2020, Thaçi ishte arrestuar pasi ndaj tij u konfirmua një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai u dërgua në paraburgim në Hagë me një avion ushtarak, bashkë me ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Një ditë më herët, atje ishte dërguar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Tash, Pacolli ka planifikuar që javën e ardhshme t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i takuar katër ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen atje në paraburgim. Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, duket se e kanë pranuar ftesën e Pacollit; ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, gjithashtu. Kështu njoftoi të martën ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, nuk do të shkojnë.

Sejdiu i tha Gazetës Express se nuk dëshiron të flasë, dhe se qëndrimi i tij dihet.

“Shiko, unë e kam dhënë dje një përgjigjje. Nuk kam çka shtoj tjetër dhe të komentoj më shumë. […] Unë e kam dhënë një përgjigje dje dhe s’kam çfarë merrem më tepër. E kam dhënë qëndrimin tim dhe pikë. Qëndrimin tim e kam dhënë edhe në konferenca për shtyp vazhdimisht, apo në debatet që i kam mbajtur dhe i kam qëndrimet që i dini të gjithë”, tha Sejdiu.

Ish-presidenti ka thënë të martën për gazetën Nacionale se nuk dëshiron të hyjë “në kompetenca të gjyqësisë”, duke theksuar se “prezumimi i pafajësisë është parimi themelor në drejtësi”.