Ka filluar ceremonia hapëse e Botërorit në Katar 2022, derisa Behxhet Pacolli ka shkruar një status për organizimin e Botërorit në këtë shtet
Ai ka dhënë mendime të kundërta me ata që e kanë kritikuar shumë organizimin e këtij Botërori, sidomos FIFA-në.
“Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve. Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se ceremonia e Botërorit ka filluar dhe atë e ka hapur fituesi i çmimit Oskar, Morgan Freeman, të cilin çmim ai e fitoi për rolin në filmin “Million Dollar Baby”. /GazetaExpress/