Pacolli më i pasuri në Kosovë, i deklaron veç 10 milionë "cash", tregon sa i kushtojnë avioni, tokat e shtëpia - Gazeta Express
string(105) "pacolli-me-i-pasuri-ne-kosove-i-deklaron-vec-10-milione-cash-tregon-sa-i-kushtojne-avioni-tokat-e-shtepia"

Pacolli më i pasuri në Kosovë, i deklaron veç 10 milionë “cash”, tregon sa i kushtojnë avioni, tokat e shtëpia

Lajme

Gazeta Express

14/06/2022 13:32

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është zyrtarisht njeriu më i pasur në Kosovë. Pasuria e tij totale sillet diku rreth 743 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Pacolli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro. Këtu përfshihen shtëpi, toka dhe hotelet. Vetëm një shtëpi e tij kushton gati 18 milionë euro.

Lexo Edhe:

Për hotelin “Swiss Diamond” ka thënë se ka vlerë 42 milionë euro.

Tek pasuria e luajtshme, Pacolli ka deklaruar avionin, për të cilin thotë se kushton 8 milionë euro. Përveç avionit, ka deklaruar edhe tetë veturat e tij.

Në total, vlera e pasurive të luajtshme sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.

Pacolli posedon edhe shumë aksione në shoqëri komerciale. Vlera e tyre sillet rreth 506 milionë euro.

Vetëm në Mabatex Group ka aksione në vlerë 200 milionë euro, për të cilat ka deklaruar pronësi të përbashkët.

Shuma e parave që Pacolli e ka në banka sillet rreth 10 milionë euro. Por, milioneri Pacolli ka edhe një kredi.

Ai ka deklaruar një kredi në vlerë 287 mijë e 971 euro, që thotë se e ka marrë për investime private. Ka afat që ta kthejë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, si të hyra vjetore i ka deklaruar gati 4 milionë euro./Gazeta Express