Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ka bërë konak në shtëpinë e tij legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi.
Politikani dhe biznesmeni i njohur kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke i kujtuar sukseset e jashtëzakonshme që i kishte arritur boksieri junikas në boksin profesionist.
Krasniqi ishte i shoqëruar nga miqtë e tij, presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi dhe nga zyrtari i këtij klubi, Fikret Maqastena.
“Mbrëmë pata nderin të pres në shtepinë time mikun tim Luan Krasniqin,(me Remziun dhe Fikretin) njeriun që shumë, shumë herë na bëri krenarë me fitoret e tij në arenat ndërkombëtare të boksit”, ka shkruar Pacolli. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...