string(77) "pacolli-e-pret-ne-shtepine-e-tij-ne-lugano-ish-presidentin-e-afrikes-se-jugut"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 8:57

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 8:57

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në rezidencën e tij në Lugano ish-presidentin e Republikës së Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, së bashku me familjen e tij.

Pacolli e ka cilësuar këtë vizitë si një nder dhe privilegj.

“I nderuar dhe i privilegjuar nga vizita e ish-presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, z. Jacob Zuma, së bashku me familjen e tij, në shtëpinë time në Lugano. Një takim i ngrohtë dhe i paharrueshëm që forcon lidhjet miqësore dhe respektin e ndërsjellë”, tha ai.