Pacolli: Duhet koordinim me Amerikën dhe Evropën, populizmi nuk na sjell sukses - Gazeta Express
string(77) "pacolli-duhet-koordinim-me-ameriken-dhe-evropen-populizmi-nuk-na-sjell-sukses"

Gazeta Express

06/06/2020 22:57

Pacolli: Duhet koordinim me Amerikën dhe Evropën, populizmi nuk na sjell sukses

Gazeta Express

06/06/2020 22:57

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit se Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhbllokoi fondet e ndihmës për Kosovën, pasi Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Pacolli i ka shprehur mirënjohje SHBA’së për vendimin, teksa ka thënë se beson se qeveria e re e Kosovës ka marrë vendimin e duhur.

Lexo Edhe:

Ish-presidenti i Kosovës ka thënë se “asnjë reciprocitet, asnjë tarifë dhe asnjë instrument tjetër kushtezues nuk është me efektiv kundër Serbisë nëse nuk kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”.

Pacolli po ashtu ka reaguar ndaj komentuesve në rrjete sociale, për, siç ka denoncuar ai, gjuhën e urrejtjes, kërcënimet, fyerjet e sharjet.

“Se pari shpreh, mirenjohjen time të thellë ndaj SHBA për zhbllokimin e fondeve të MCC ndaj Kosovës, vetem dy dite pas formimit të qeverisë. Nga ana tjeter, Gjuha e urrejtjes, kërcënimet, etiketimet, ofendimet, mosrespekti, fyerjet e sharjet në mediat sociale të disa “komentuesve”, janë në rend te pare shenja te frustrimit te skajshëm dhe të mungeses se edukates. Mos te aludon ndokush se patriotizmi apo dinjiteti, intiligjenca, edukata ose niveli akademik i tyre ka mbet t’u atribohet atyre nëpërmjet menyres qe ata kane zgjedhur te shprehen! Ata që përdorin një gjuhë të tillë u mungojnë argumentet, faktet dhe nuk janë në përputhje me realitetin ose kane probleme te medha, siç e ceka me larte me intraversitetin dhe frustrimin e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Unë prap besoj se qeveria mori vendimin e duhur për të hequr reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë, duke qene i bindur se vetem ne sintoni dhe kordinim te plote me ShBA dhe BE mund te zgjidhet problemi ne mes Kosoves dhe Serbise. Tani bashkësia nderkombetare duhet t’i drejtohet Beogradit për ecjen perpara me procesin e paqes. Asnjë reciprocitet, asnjë tarifë dhe asnjë instrument tjetër kushtezues nuk është me efektiv kundër Serbisë nëse nuk kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, është shprehur ai.

“Ne kemi fituar në Rambuje në 1999 sepse kemi qenë në të njëjtën anë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Ne i degjuam, dhe Serbia u bombardua, dhe javën tjetër festojmë 21 vjetorin e çlirimit. Në vitin 2008 ne shpallëm pavarësinë tonë sepse ne ishim duke u koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën”, ka thënë Pacolli.

“Ne i degjuam miqtë, dhe Serbia nuk mundi të bëjë asgjë dhe sot ne jemi një vend i lirë dhe i pavarur. Imagjinoni sikur të mos kishim dëgjuar dhe koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën në 1999 dhe 2008 siç sugjeruan disa populistë në Kosovë, atëherë. Si do të shkruhej historia? Asnjë instrument populist nuk do ta bëjë Kosovën të ketë sukses”, ka shkruar kreu i AKR’së.

Sipas Pacollit, “vetëm instrumentet racionale, të argumentuara dhe të koordinuara mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën na bëjnë fitues. Ne do të fitojmë këtë herë përsëri, sepse kemi në anën tonë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën”.

Ai ka thënë se “kjo është mënyra e vetme për të forcuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Opsione të tjera nuk ekzistojne dhe janë katastrofale për shtetin tonë të ri. Koha është për të lënë anash mënjëanë populizmin dhe emocionet dhe të sillemi si udhëheqës te edukuar e te civilizuar. Ka kaluar koha e dhunes dhe luftës”.

“Ne kemi shume probleme te pazgjidhura me Serbinë, e dialogu duke u kordinuar ne detaje me miqet tone klasik, janë menyrat e vetme, e te mundshme per ti zgjidhur ato”, ka shkruar Pacolli.