“Pacienti vdiq”, Mjeku Kurteshi foli për skandale brenda QKMF-së - Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve - Gazeta Express
string(100) "pacienti-vdiq-mjeku-kurteshi-foli-per-skandale-brenda-qkmf-se-prokuroria-konfirmon-nisjen-e-hetimeve"

“Pacienti vdiq”, Mjeku Kurteshi foli për skandale brenda QKMF-së – Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve

Lajme

Merita Miftari

25/07/2024 21:42

Leotrim Kurteshi, shef i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan “Dr.Nagip Rexhepi” njoftoi dorëheqjen dhe foli për disa shkelje nga ana e personelit shëndetësor aty, madje në një rast ai pretendon se mjeku i Urgjencës nuk i është përgjigjur thirrjes së pacientit për ndihmë dhe për pasojë pacienti vdes. Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Express nisjen e hetimeve.

E pyetur nga Gazeta Express nëse Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetime për rastin brenda QKMF-së siç pretendon mjeku Leotrim Kurteshi, zëdhënësja Liridona Xheladini tha:

Lexo Edhe:

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore në mënyrë që të sqarohen pretendimet lidhur me këtë çështje”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, për Gazetën Express.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, paralajmëron se edhe prokurori i OMK-së shumë shpejtë do të nis hetimet për këtë rast.

“Lajmin e kemi nga mediat dhe besoj se Prokurori i Odës do fillojë shumë shpejt me hetimet rreth këtyre pretendimeve të dr.Kurteshit”, tha Sejdiu në një përgjigje për Gazetën Express.

Ndërkohë, në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, mjeku Kurteshi tha se “infermierët e Urgjencës janë parë duke pirë kafe në orar të punës”.

Megjithatë shkeljeve të evidentuara siç pretendon ai, Kurteshi tha se nuk i kanë ardhur në mbledhje Drejtori i QKMF-së, zv.drejtoresha e as kryeshefja.

“Me datën 29.06.2024, një ankues mashkull është paraqitur në urgjencën e QKMF-së me ankesë se ka thirrur shërbimin e Urgjencës në orën 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar në rast. Ndaj doktorit dhe dy infermierëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore dhe po ndaj të njëjtëve kam kërkuar inicimin e procedurës disiplinore”, shkruan dr.Kurteshi.

Postimi i tij i plotë: