Pacientët me koronavirus kanë 8 herë të ngjarë të pësojnë goditje sesa ata me grip - Gazeta Express
string(82) "pacientet-me-koronavirus-kane-8-here-te-ngjare-te-pesojne-goditje-sesa-ata-me-grip"

Pacientët me koronavirus kanë 8 herë të ngjarë të pësojnë goditje sesa ata me grip

Gazeta Express

04/07/2020 23:28

Pacientët me koronavirus kanë tetë herë më shumë të ngjarë të preken nga një goditje në krahasim me pacientët me grip, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit nga Weill Cornell Medicine në Neë York City zbuluan se 1.6 përqind e atyre me COVID-19,  kanë pësuar një goditje në tru.

Lexo Edhe:

Ndërsa vetëm 0.2 përqind e pacientëve me grip kanë patur një goditje të shkaktuar nga bllokimi në tru.

Asnjë nga pacientët e gripit që pësuan një goditje nuk vdiq, por nëntë nga pacientët me koronavirus vdiqën.

Ekspertët kanë studiuar rrezikun e goditjeve ishemike, të cilat ndodhin kur qarkullimi i gjakut bllokohet në tru.

Ato janë më të vështira për tu trajtuar dhe më vdekjeprurëse sesa goditjet hemoragjike, gjë që ndodh kur një enë e dobësuar në tru prishet dhe rrjedh gjak në organ.

Rreth 87 përqind e të gjitha goditjeve janë goditje iskemike, sipas Shoqatës Amerikane të Goditjeve.

Në studimin e botuar në JAMA Neurology, ekipi studioi 1.916 pacientë nga reparti i urgjencës ose të shtruar në spital me COVID-19 që nga 4 marsi 2020, deri në 2 maj të vitit 2020.

Rezultatet treguan se 31 pacientë me koronavirus ose 1.6 përqind  pësuan një goditje në tru.

Një e treta e pacientëve me koronavirus që pësuan një goditje në tru ishin raste të rënda dhe të vendosur në ventilator.