Pacientët e prekur me kancer po i blejnë vetë barnat, lajmërohet Drejtori i Klinikës së Onkologjisë - Gazeta Express
string(98) "pacientet-e-prekur-me-kancer-po-i-blejne-vete-barnat-lajmerohet-drejtori-i-klinikes-se-onkologjise"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 18:53

Pacientët e prekur me kancer po i blejnë vetë barnat, lajmërohet Drejtori i Klinikës së Onkologjisë

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 18:53

Kriza e barnave në Klinikën e Onkologjisë po rëndon gjithnjë e më shumë mbi pacientët, të cilët po detyrohen t’i sigurojnë vetë disa nga ilaçet për trajtimin e kancerit  shpesh me çmime të papërballueshme.

Në lidhje me këtë situatë alarmante, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në një prononcim për Kosova Live, ka deklaruar se klinika nuk ka kompetencë për furnizim me barna, duke ia hedhur përgjegjësinë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

“Klinika e Onkologjisë nuk i bën porositë vetë. Përgjegjës për furnizim është ShSKUK. Ne vetëm i raportojmë mungesat,” tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas alarmit të ngritur për mungesën e barnave ku, pacientët vazhdojnë të ankohen për shkak të kostos së lartë dhe të pa përballueshme për ta.

Për këtë temë ka ngritu zërin edhe deputetja nga PDK Ganimete Musliu që ishte e pranishme në diskutim,