Leart Paçarada është bërë me ekip të ri.
Futbollisti kosovar është larguar nga Kolni dhe ka nënshkruar me klubin tjetër të Bundesligës, FC Heidenheim 1846.
Pra, mbrojtësi i majtë ndërroi ekip, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdojë të luajë në ligën elitare të futbollit gjerman, shkruan “Gazeta Express”.
Lajmin për përforcimin me Paçaradën e ka bërë publik sot Heidenheimi përmes faqes së tij zyrtare.
Ndër të tjera, 30-vjeçari nënshkroi për dy vjet me klubin e ri, ndërsa në Heidenheim do t’ju bashkohet dy futbollistëve të tjerë shqiptarë, Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic. /Gazeta Express