Pa votat e diasporës dhe ato me kusht, nga sa përqind ka marrë secila parti - Gazeta Express
string(74) "pa-votat-e-diaspores-dhe-ato-me-kusht-nga-sa-perqind-ka-marre-secila-parti"

Pa votat e diasporës dhe ato me kusht, nga sa përqind ka marrë secila parti

Lajme

Gazeta Express

16/02/2021 7:19

Mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatin në ueb faqen zyrtare.

Lexo Edhe:

Nga numërimi i tërësishëm i rezultateve, subjekti fitues i zgjedhjeve, Vetëvendosja ka marrë 47,85 për qind të votave.

Pas kësaj partie, vendin e dytë e zë PDK, me 17,41 për qind. Pas PDK’së radhitet LDK’ja me 13,08 për qind.

Ndërkaq, AAK ka marrë 7,43 për qind, teksa Nisma Socialdemokrate 2,60 për qind.

Pas kësaj procedure, fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë. /Gazeta Express/