“Pa testime për COVID-19 futbolli nuk është dashur të kthehet, klubet t’i paguajnë lojtarët” - Gazeta Express
string(88) "pa-testime-per-covid-19-futbolli-nuk-eshte-dashur-te-kthehet-klubet-ti-paguajne-lojtaret"

Gazeta Express

24/05/2020 23:18

“Pa testime për COVID-19 futbolli nuk është dashur të kthehet, klubet t’i paguajnë lojtarët”

Gazeta Express

24/05/2020 23:18

Futbolli i Kosovës ka marrë ‘dritën jeshile’ për t’u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shpreh se është gjë e mirë që do të testohen futbollistët para rinisjes së edicionit.

“Natyrisht se është lajm i mirë që do të bëhen testet për koronavirus, ku edhe do të dihet gjendja e futbollistëve tanë”, ka thënë Munishi në ‘Dueli Sportiv’.

“Kam pasur më shumë arsye për të dhënë për të mos rinisur kampionati se sa për të nisur. Pa testime nuk është dashur të riniset pasi futbolli është lojë kontakti”, tregoi më tej Munishi.

“Problem do të jetë edhe orari i ndeshjeve, ku do të luhen shumë ndeshje, pasi orari është i tillë, nuk kemi kushte rigjenerimi për ta përballuar këtë”, theksoi ai.

“Ka klube që nuk i ka shlyer obligimet ndaj futbollistëve, mos të harrojmë se ka futbollistë që varen nga ato paga. Në fund të fundit, janë ata që vrapojnë 90 minuta”, përfundoi trajneri i liderit të Superligës.