Pa pagesë pjesëmarrja në Gërmia Ultra Trail 2021 për stafin mjekësor, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të FSK-së - Gazeta Express
string(119) "pa-pagese-pjesemarrja-ne-germia-ultra-trail-2021-per-stafin-mjekesor-pjesetaret-e-policise-se-kosoves-dhe-ata-te-fsk-se"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2021 15:56

Pa pagesë pjesëmarrja në Gërmia Ultra Trail 2021 për stafin mjekësor, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të FSK-së

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2021 15:56

Viti i kaluar dhe ky vit ishin me të vërtetë sfidues për të gjithë, por veçanërisht për heronjtë tanë që ishin në ballë të përballjes me pandeminë Covid-19.

KTRA-ja, si organizatore e Gërmia Ultra Trail 2021, është shumë mirënjohëse për të gjithë punën, mundin dhe sakrificën e madhe që  stafi mjekësor, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës e bëjnë çdo ditë.  Prandaj, për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin modest, KTRA ka nderin dhe kënaqësinë të mundësoj regjistrimin pa pagesë të garuesve pjesëmarrës të cilët janë pjesë e stafit mjekësor, Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Lexo Edhe:

Edicioni i dytë i vrapit malor, Gërmia Ultra Trail, do të mbahet më 13 qershor 2021. Vrapi do të mbahet në dy distanca, 27km dhe 51km, në shtigjet e bukura të parkut nacional, Gërmia.

Për t’u regjistruar, ju lutem klikoni në:  https://bit.ly/3frCWXC 

Për më tepër informata lidhur me aktivitetin:  

https://www.facebook.com/germiaultratrail dhe https://instagram.com/germiaultratrail