string(80) "pa-ndonje-rezultat-ne-takim-pas-krereve-te-partive-del-ne-konference-edhe-osmani"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 15:17

Pa ndonjë rezultat në takim, pas krerëve të partive del në konferencë edhe Osmani

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 15:17

Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë një konferencë për media pas përfundimit të takimeve me liderët e partive parlamentare.

Pasi takoi krerët e partive shumicë, Osmani nga ora 16:00 ka në plan takimin me partitë e komuniteteve joshumicë.

Tre krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, dolën para mediave pas përfundimit të takimit dhe bënë me dije se nuk ka pasë ndonjë rezultat drejt zhbllokimit të Kuvendit.

Osmani ftoi këtë takim për të diskutuar hapat e mundshëm që do të çonin në daljen nga situata në Kuvendin e Kosovës, i cili s’po arrin të konstituohet as pas tre muajve pas zgjedhjeve./Express/