string(122) "pa-marreveshje-per-armepushim-bisedimet-rusi-ukraine-sjellin-shkembim-te-ri-ushtaresh-propozohet-raund-i-trete-negociatash"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 17:23

“Pa marrëveshje për armëpushim”: Bisedimet Rusi-Ukrainë sjellin shkëmbim të ri ushtarësh, propozohet raund i tretë negociatash

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 17:23

Pas raundit të dytë të bisedimeve Rusi-Ukrainë, në Stamboll, bëhet e ditur se vendet kanë rënë dakord për shkëmbim të ushtarëve të plagosur rëndë, dhe atyre nën moshën 25 vjeç.

Mediat e huaja raportojnë, se në marrëveshjen e arritur përfshihet edhe shkëmbimi i eshtrave të 6,000 ushtarëve nga secila palë. Megjithatë nuk është arritur marrëveshje për armëpushim.

Bëhet e ditur se në takimin në Stamboll, negociatori kryesor rus Vladimir Medinsky propozoi një armëpushim të pjesshëm prej “dy deri në tre ditë”, ndërsa Ukraina kërkon një armëpushim të plotë dhe pa kushte.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes ukrainase, Rustem Umerov, njoftoi se Ukraina ka propozuar një raund të ri bisedimesh me Rusinë para fundit të qershorit, konkretisht nga data 20 deri më 30 qershor. Ai ka shtuar se delegacionet duhet të përpiqen të arrijnë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.