Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit.
E madje edhe shtrirjen e rrjetit e ka zgjeruar në shumicën e qyteteve të Kosovës.
Mirëpo ajo cka ISP Broadcasting i mungon është licensa për këto kanale e këtë shtrirje.
Nga KPM-ja, kjo kompani ka marrë vetëm licensën lokale mirëpo jo edhe atë rajonale.
Fakti që veprimtaria e kësaj kompanie në këto zona po operon ilegalisht, nuk po zbraps asnjë moment tentimin e tyre për të bindur qytetarët për shërbimet e tyre.
Që gjithcka të jetë faktike, KIKS Kosova nën petkun e qytetarit që ka nevojë për këto shërbime, merr në telefon këtë kompani.
Pa hezitim, nëpërmjet kësaj telefonate KIKS-it i pohohet se operimi i tyre është në dispozicion edhe në qytetin e Prishtinës e Fushë Kosovës.
Si një qytetar i interesuar për shumë informacione, vazhdon biseda edhe për kanalet që kjo kompani posedojnë.
Në bisedë me KIKS-in, zyrtarja e kësaj kompanie informon se posedojnë edhe kanalet Digitalb, ani pse kontratë lidhur me këtë shërbim nuk nënshkruan tash e një vit.
Se marrëdhëniet kontraktuese me platformën televizive Digitalb janë të shkëputura që nga prilli i kaluar, e pohojn edhe vetë përfaqësuesit e kësaj platforme.
Në një njoftim që kjo platformë i ka bërë KPM-së, thuhet se bashkëpunimi ka përfunduar para një viti dhe se cdo përdorim i kanaleve nga ISP-ja bie ndesh me ligjin
KIKS-i gjatë bisedës parashtron pyetje edhe për kanalet e televizioneve kosovare.
Gjatë bisedës telefonike, zyrtarja e kësaj kompanie mohon se posedojnë transmetimin e televizioneve Klan Kosova, Televizionit 7 dhe Dukagjinit.
Në informatat që ofron, nga kjo telefonatë na thuhet se së shpejti listës së kanaleve do i shtohet edhe Klan Kosova sepse janë në bisedime për një marrëveshje të tillë.