“Pa kaluar 1 vit nuk mund të dimë nëse virusi lë imunitet”/ Pedagogia shqiptare tregon detaje për COVID-19 - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

09/04/2020 9:17

“Pa kaluar 1 vit nuk mund të dimë nëse virusi lë imunitet”/ Pedagogia shqiptare tregon detaje për COVID-19

Shqiperi

Gazeta Express

09/04/2020 9:17

Mirela Kuka, një pegadoge dhe studiuese shqiptare në fushën e imunologjisë, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, shpjegoi edhe arsyet e përhapjes kaq të shpejtë të koronavirusit.

“Virusi po shpërndahet kaq shumë sepse është një virus i ri. Bota është kaq e papërgatitur dhe është hera e parë që një virus po udhëton kaq shumë mes kombeve. Globalizmi dhe udhëtimet e kanë bërë që të shpërndahet shumë shpejt”.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse ky është një virus më agresiv se të tjerët, Kuka tha: “Ky virus po studiohet akoma. Ka shumë pyetje që ne kemi mbi virusin dhe sëmundjen e shkaktuar prej tij. Sigurisht nuk është një grip i thjeshtë, sepse një grip i thjeshtë nuk do ta kishte vënë në gjunjë të gjithë botën”.

Fevziu: A le imunitet tek njerëzit? A i gjen më të përgatitur nëse e kalojnë një herë?

Kuka: Kjo është një pyetje prej 1 milionë dollarëshe dhe problemi është që duhet kohë për të gjetur përgjigje. Ne duhet të lejojmë njerëzit e shëruar të tregojnë a do mund të infektohen prapë. Pa kaluar 1 vit nuk do mund të dime, nëse ky virus lë imunitet. Ne shpresojmë që po, sepse edhe ideja e vaksinës është e bazuar tek imuniteti.

Marrë nga Opinion.al