"Pa hapa ekstrem", Trump: ShBA dhe Irani afër një marrëveshjeje bërthamore - Gazeta Express
string(70) "pa-hapa-ekstrem-trump-shba-dhe-irani-afer-nje-marreveshjeje-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 10:33

“Pa hapa ekstrem”, Trump: ShBA dhe Irani afër një marrëveshjeje bërthamore

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 10:33

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se vendi është afër arritjes së një marrëveshjeje bërthamore me Iranin, duke shtuar se Teherani “në një farë mënyre” ka rënë dakord me kushtet.

“Jemi në negociata shumë serioze me Iranin për paqe afatgjatë,” raportohet të ketë thënë Trump, sipas AFP-së.

Bëhet e ditur se Trump tutje ka shtuar se, “vendet janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje, ndoshta pa pasur nevojë për hapa ekstrem.”

“Ekzistojnë dy mënyra për ta bërë këtë – një hap shumë i mirë dhe një hap i dhunshëm – por unë nuk dua ta ndjek mënyrën e dytë,” ka shtuar tutje Trump.

Ndërkohë, kujtojmë se Teherani vazhdon të këmbëngulë publikisht se do të vazhdojë pasurimin e uraniumit, një çështje që mbetet thelbësore në mosmarrëveshjet ShBA-Iran. E edhepse të dyja palët duket se preferojnë zgjidhjen diplomatike, ato janë ende të ndara në disa “vija të kuqe” që do të duhet të anashkalohen në mënyrë që të arritet marrëveshja, duke shmangur veprime ushtarake, shkruan Reuters.

Raportohet poashtu se nga një burim iranian është mësuar se vendi është i gatshëm të bëjë disa lëshime, por “problemi është se Amerika nuk është e gatshme të heqë sanksionet kryesore në këmbim.”

Kujtojmë se sanksionet perëndimore ndaj Iranit e kanë dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, ndërsa Teherani gjithashtu dëshiron që ulja e uraniumit të bëhet në disa faza, gjë që ShBA nuk e pranon. Poashtu një mosmarrëveshje tjetër qëndron edhe për destinacionin e këtij uraniumi të pasuruar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement