Pa gola në pjesën e parë, mes Kosovës U21 dhe Rumanisë U21 - Gazeta Express
string(57) "pa-gola-ne-pjesen-e-pare-mes-kosoves-u21-dhe-rumanise-u21"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:48

Pa gola në pjesën e parë, mes Kosovës U21 dhe Rumanisë U21

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:48

Është mbyllur me barazim pjesa e parë e ndeshjes Kosovë U21 – Rumani U21.

Në ndeshjen që po luhet në “Fadil Vokrri”, pjesa e parë është mbyllur pa gola, shkruan “Gazeta Express”.

45-minutëshi i parë nuk prodhoi shumë raste të mira shënimi.

Kombëtarja dardane e shpresave pati një rast të mirë në fillim të ndeshjes, me Erion Sadriun që pati një goditje në drejtim të portës rumune.

Rumunët patën vetëm disa gjysmëraste në këto minuta të pjesës së parë.

Kjo ndeshje i përket kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, që mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe në Serbi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement