Pa gola në “Anfield”, Liverpooli e City luajnë baras në pjesën e parë - Gazeta Express
string(66) "pa-gola-ne-anfield-liverpooli-e-city-luajne-baras-ne-pjesen-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 18:19

Pa gola në “Anfield”, Liverpooli e City luajnë baras në pjesën e parë

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 18:19

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të xhiros së 25-të në Premierligë.

Në “Anfield”, Liverpooli po i bën konak Manchester Cityt, me rezultatin pas pjesës së parë që është i barabartë, pa gola.

Sipas statistikave, Manchester City ka qenë skuadra më e mirë e pjesës së parë, duke pasur dhjetë goditje drejt portës së Liverpoolit, me tri prej tyre që ishin brenda kornizave.

Ndërkohë, Liverpooli e mbylli pjesën e parë pa asnjë goditje brenda kornizave të mbrojtura nga Gianluigi Donnarumma.

Momentalisht, City është i dyti me 48 pikë, derisa Liverpooli është i gjashti me 40 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement