Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa, lidhur me atë se a ka marrë ndonjë garanci nga Lëvizja Vetëvendosje se i kanë numrat për formimin e qeverisë, Osmani tha se askund në Kushtetutë nuk kërkohet garancë, por kërkohen gjasa.
“Askund në kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim shumë të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gajsat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy ose më shumë kandidatë, atëherë detyrimi im është për të parë kush I ka nga ata gjasat më të mëdha”, tha ai.
Ajo shtoi se pas takimit që pati me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mandatarin Glauk Konjufca, ata e kanë bindur që kanë besim të plotë që mund t’i arrijnë votat e nevojshme.
“VV dhe Glauk Konjufca që sapo përfundova takimin me ta kanë besim të plotë që mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat, mua më takon që të bindem që kanë gjasa, dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa, ashtu sic kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses. Sikur mos të kishte fare propozim do të kishim një situatë krejt tjetër”, përfundoi Osmani në një konferencë për media.