"Pa e shkrepë ky zotnia, Policia ka mujt me e arrestu”, komentohet sulmi ndaj punëtorit të picerisë që ndodhi sot në Aktash - Gazeta Express
string(110) "pa-e-shkrepe-ky-zotnia-policia-ka-mujt-me-e-arrestu-komentohet-sulmi-ndaj-punetorit-te-extreme-pizza-ne-aktash"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2024 22:09

“Pa e shkrepë ky zotnia, Policia ka mujt me e arrestu”, komentohet sulmi ndaj punëtorit të picerisë që ndodhi sot në Aktash

Lajme

Gazeta Express

03/09/2024 22:09

Në emisionin “Pressing” të T7, u komentua edhe një rast në aktash të Prishtinës, ku një person e vendosi armën në drejtim të një punëtori të “Extreme Pizza”.

Gazetari Parim Olluri tha se “më shumë kishte frikë personi me armë sesa punëtori.

Lexo Edhe:

“Më shumë u tutke ky me armë sesa kamarieri. Ky mundet në të ardhmen me marrë n’qaf dikë prej frikës”, ka thënë ai.

Ndërsa, Eksperti i sigurisë, Emrush Thaçi, foli për rëndësinë e kamerave, ku tha se janë një mënyrë shumë e mirë parandaluese për raste të tilla.

“Policia nuk mundet me i ndejt në bisht secilit njeri, mirëpo kur i kemi kamerat e kemi një lloj parandalimi. Se vrasjet ndodhin krejt botën, por minimizimi mund të ndodh nëse ka kamera. Atëherë monitorohet, jo vetëm nga policia por edhe nga stafi civil, ku jep informacione shumë shpejt – momentin që i jepet informacioni ku është arma, pa e shkrep ky zotnia ka mujt me arrestu”, ka thënë ai. /Gazeta Express