"Pa drejtësi, s'ka qetësi", aksion simbolik para Policisë së Kosovës për vdekjen e Agon Zejnullahut - Gazeta Express
string(94) "pa-drejtesi-ska-qetesi-aksion-simbolik-para-policise-se-kosoves-per-vdekjen-e-agon-zejnullahut"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:02

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, aksion simbolik para Policisë së Kosovës për vdekjen e Agon Zejnullahut

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:02

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka mbajtur sot një performancë simbolike para Stacionit të Policisë në Lipjan, në shenjë proteste dhe kërkese për drejtësi ndaj vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Gjatë aksionit, aktivistët ngjitën postera në hyrjen e stacionit të policisë me mbishkrimin “Komandën e fundit e dha frymën”, si dhe në objektin e gjykatës me mesazhin “Pa drejtësi s’ka qetësi”, duke përcjellë kështu mesazhe për domosdoshmërinë e llogaridhënies institucionale.

AVONET ka kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm për rastin, duke theksuar se ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur dyshime serioze për shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.

Performanca u zhvillua paralelisht me seancën gjyqësore që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, ndaj pesë policëve të përfshirë në lidhje me rastin./EO/