“Do t’i ofrojë Arsenalit rimbursimin e pagës së plotë nga paga e ime vetëm që djaloshi i madh dhe i gjelbër të jetë me ne derisa unë jam lojtar i Arsenalit, kështu që Jerry të vazhdojë punën që ai e do kaq shumë”.
Mesut Ozil ka ofruar rimbursimin e pagës së “Gunnersaurus” te Arsenali vetëm që maskota të kthehet në punë.
Një faqe për rritje fondesh është hapur për Jerry Quy, i cili ka bërë një kostum dinosauri dhe luan rolin e maskotës për Arsenalin në 27 vitet e fundit – por lajmet e fundit thonin se roli i tij është konsideruar plus për klubin pasi që tifozët nuk po ndjekin ndeshje.
Kjo lëvizje u kritikua ashpër nga tifozët, derisa legjenda e Arsenalit Paul Merson i tha Sky Sports me mllef: Ka tifozë që janë tani 30 apo 40 vjeçar e të cilët janë rritur me atë dinosaur. Vendim i tmerrshëm për Arsenalin”.
Ozil, i cili nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe ende nuk ka luajtur këtë sezon, ka bërë një cicërim në Twitter ku ka thënë se do ta paguajë pagën e maskotës për aq gjatë sa është lojtar i Arsenalit.
I was so sad that Jerry Quy aka our famous & loyal mascot @Gunnersaurus and integral part of our club was being made redundant after 27 years. As such, I’m offering to reimburse @Arsenal with the full salary of our big green guy as long as I will be an Arsenal player… pic.twitter.com/IfWN38x62z
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) October 6, 2020
“Jam shumë i mërzitur që Jerry Quy i njohur si maskota e jonë e famshme dhe besnike, Gunnersaurus, e që është pjesë e klubit tonë për 27 vjete do të largohet”, ka shkruar ai.
“Si rrjedhojë, e ofrojë rimbursimin e pagës së tij të plot për Arsenalin që djaloshi i madh dhe i gjatë të jetë me ne derisa unë jam lojtar i Arsenalit. Kështu, Jerry do ta vazhdojë punën e tij që ai e do kaq shumë”.
Dreams do come true. Welcome, @Gunnersaurus! ⚪️? #AnnounceGunnersaurus #DeadlineDay https://t.co/2xlJ0WWRnA pic.twitter.com/yxFDMr4yry
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) October 5, 2020
Maskota e Gunnersaurus ka zgjuar interesim në tërë botën – me klubin spanjoll Sevilla të cilët kanë dashur që ta transferojnë maskotën në Spanjë.
“Ai ishte në ditëlindjen e parë të djalit tim Harry dhe ai është hero në shtëpinë tonë! Ai gjithmonë është me ne. Kthejeni Gunnersaurus!”, ka shkruar prezantuesja dhe aktorja e njohur, fanse e Arsenalit, Holly Willoughby. /GazetaExpress/