Ozil kërkohet në SHBA - Gazeta Express
string(21) "ozil-kerkohet-ne-shba"

Ozil kërkohet në SHBA

Gazeta Express

21/10/2020 17:00

Futbollisti i Arsenalit vazhdon të mbetet i kërkuar nga klubi i ligës amerikane MLS, DC United

Mesut Ozil vazhdon të mbetet objektiv i klubeve amerikane.

Lexo Edhe:

Mediumi britanik “Daily Star” shkruan se futbollisti turk me pasaportë gjermane pëlqehet nga klubi i ligës MLS, DC United.

Ish-futbollisti i Real Madridit mbeti jashtë skuadrës së “Gunners” së fundmi dhe gjatë janarit mund të largohet nga “Topçinjtë”, përcjell Gazeta Express.

Interesim për veteranin e mesfushës kanë shprehur edhe klubet turke.

Por, me gjasë kampioni i botës me Gjermaninë do t’i kalojë vitet e fundit të karrierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ozil ka dështuar ta tregojë veten në “Emirates Stadium” viteve të fundit. /Gazeta Express/