Ozil drejt SHBA-ve ose Turqisë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

09/07/2020 17:23

Ozil drejt SHBA-ve ose Turqisë

Futboll

Gazeta Express

09/07/2020 17:23

Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga Arsenali pas përfundimit të këtij sezoni edhe pse ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021

Mesut Ozil duket se është duke i kaluar javët e fundit në fanellën e Arsenalit, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti turk me pasaportë gjermane po mendon ta nisë një eksperiencë të re në karrierë.

Sipas mediave britanike, ish-përfaqësuesi gjerman mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Turqi.

Veterani i mesfushës ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, por ai nuk pritet ta respektojë atë deri në fund.

Ish-futbollisti i Werder Bremenit dhe Real Madridit është duke i shqyrtuar ofertat që i kanë ardhur.

Ai nuk e ka treguar sa duhet veten gjatë këtyre viteve në “Emirates Stadium”. /Gazeta Express/