OVL UÇK viziton Ambasadën e Turqisë në Kosovë, kërkon mbështetje për drejtësi në Gjykatën Speciale - Gazeta Express
string(97) "ovl-uck-viziton-ambasaden-e-turqise-ne-kosove-kerkon-mbeshtetje-per-drejtesi-ne-gjykaten-speciale"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:24

OVL UÇK viziton Ambasadën e Turqisë në Kosovë, kërkon mbështetje për drejtësi në Gjykatën Speciale

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:24

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u pritën sot në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, ku diskutuan për padrejtësitë që, sipas tyre, po ndodhin në proceset e Gjykatës Speciale.

OVL UÇK shprehu mirënjohje për ambasadorin Sabri Tunç Angili dhe shtetin turk për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kërkoi që Turqia të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces.

Organizata theksoi rëndësinë e miqësisë së gjatë mes dy popujve dhe shpreson në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen.