OVL-UÇK-së pret Ali Ahmetin, dakordohen për mbajtjen e protestës së radhës në Shkup - Gazeta Express
string(82) "ovl-uck-se-pret-ali-ahmetin-dakordohen-per-mbajtjen-e-protestes-se-radhes-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

19/11/2025 18:59

OVL-UÇK-së pret Ali Ahmetin, dakordohen për mbajtjen e protestës së radhës në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

19/11/2025 18:59

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherit një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, z. Ali Ahmeti, u prit sot nga përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale që prekin shqiptarët në rajon si dhe për hapat e mëtutjeshëm në kuadër të kundërshtimit të padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen ish-pjesëtarëve të luftës dhe qytetarëve shqiptarë.

Palët u dakorduan që protesta e radhës kundër padrejtësisë të organizohet në Shkup, si një vazhdimësi e mobilizimit shoqëror dhe politik.

OVL-UÇK-ja tha se protesta synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe paqësore, duke ftuar qytetarët dhe organizatat shqiptare të marrin pjesë.