OVL-UÇK njofton për një peticion kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale: T'i bashkohen të gjithë qytetarët - Gazeta Express
string(101) "ovl-uck-njofton-per-nje-peticion-kombetar-drejtuar-gjykates-speciale-ti-bashkohen-te-gjithe-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:39

OVL-UÇK njofton për një peticion kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale: T’i bashkohen të gjithë qytetarët

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi për nisjen e një peticioni kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale në Hagë.

“Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Organizata i ftoi të gjithë qytetarët që “t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement