OVL-UÇK letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë - Gazeta Express
string(86) "ovl-uck-leter-haxhiut-siguroni-mjetet-financiare-per-mbrojtjen-e-te-burgosurve-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:37

OVL-UÇK letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:37

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka dërguar një letër drejt ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përmes të cilës, kërkon sigurimin e menjëhershëm të mjeteve të nevojshme financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Hagë.

Në këtë letër, kjo organizatë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e mbështetjes financiare institucionale për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.