OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës - Gazeta Express
string(56) "ovl-uck-kerkon-shkarkimin-e-menjehershem-te-dimal-bashes"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 14:23

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 14:23

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Në një konferencë për media, OVL e UÇK-së ka bërë thirrje që institucionet e vendit të ndërmarrin menjëherë shkarkimin e Bashës, si dhe të nisë një hetim nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shkarkojnë menjëherë Dimal Bashën dhe të nisin hetimet nga Prokuroria. Arsyeja për këtë kërkesë është e qartë: pjesëmarrja në fushata propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës, si dhe lidhjet personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, që cenojnë integritetin tonë. Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, do të ndërmarrim masa të tjera, për të cilat do t’ju njoftojmë në kohë”,  deklaroi Gucati.