OVL-UÇK i reagon Speciales: Pas mbylljes së rastit Prokurorisë nuk i lejohet të dorëzojë materiale - Gazeta Express
string(95) "ovl-uck-i-reagonspeciales-pasmbylljes-se-rastit-prokurorise-nuk-i-lejoeht-te-dorezoje-materiale"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 18:50

OVL-UÇK i reagon Speciales: Pas mbylljes së rastit Prokurorisë nuk i lejohet të dorëzojë materiale

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 18:50

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pas mbylljes së rastit më nuk i lejohet Prokurorisë të dorëzojë materiale të reja.

OVL-UÇK thotë se në këtë mënyrë ish-krerëve të UÇK-së po kufizohet mundësia për një përballje të barabartë.

“Reagim Ky vendim i fundit i Gjykatës Speciale është një tjetër goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë. Pas mbylljes së rastit, lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja, duke i quajtur ato “njoftime” e jo “prova” përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces”.

“Në këtë mënyrë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tonë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement