"Dëshmi e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën", OVL e UÇK e falënderon Rubinin për gatishmërinë që të dëshmojë në Hagë - Gazeta Express
string(66) "ovl-uck-falenderon-james-rubin-per-gatishmerine-per-deshmi-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 22:42

“Dëshmi e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën”, OVL e UÇK e falënderon Rubinin për gatishmërinë që të dëshmojë në Hagë

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 22:42

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, thuhet në postimin e OVL-UÇK në Facebook.

OVL UÇK i shprehu falenderim të sinqertë James Rubin në emër të veteranëve të UÇK-së për përkrahjen e pakursyer të popullit dhe shtetit amerikan ndaj Kosovës.

Kujtojmë se sot James Rubin ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë ku hodhi poshtë akuzat e Dhomave të Specializuara duke thënë se nuk ka asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime për ekzekutime dhe për vrasje./Kosovapress/